TIRANE- Artan Lame, drejtori i ALUIZNI­t, është një ndër emrat që do të lërë detyrën dhe në krye të institucionit do të vendoset një ministër teknike. ALUIZNI është një ndër 5 drejtoritë që do të ketë ndryshime të drejtuesve, sipas marrëveshjes Rama-Basha të arritur dy ditë më parë.

Edhe pse shpesh është përfolur se Lame nuk është një figurë mirëfilli politike, ai është një prej drejtuesve që do të duhet të lërë institucionin që drejton prej gati 4 vitesh.

I pyetur sesi e komenton këtë lëvizje, Lame për “opinion.al” është shprehur se “Kur emri im diskutohej në Partinë Socialiste, kishte gjithmonë nga ata që më konsideronin vetëm njëri teknik dhe jo politik. U desh marrëveshja Rama­Basha, që të kuptoja se isha njeri politik dhe jo teknik”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: