TIRANE– Departamenti i Akcizës, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave njofton publikun e gjerë si edhe subjektet që operojnë në fushën e shitjes me pakicë të karburanteve, se ka filluar që prej Qershorit të vitit 2014 kontrolle të vazhdueshme ndaj subjekteve që tregtojnë karburant me pakicë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me GFI (Global Fluids International S.A).

Gjatë aksionit të zhvilluar në periudhën Qershor 2014-Dhjetor 2014 janë kryer kontrollet si më poshtë:

* Janë realizuar 1250 kontrolle ndaj subjekteve që tregtojnë karburante me pakicë, duke realizuar kontrollin e plotë të të gjitha pikave te karburanteve ne Republikën e Shqipërisë.

* Nga këto kontrolle, në 130 raste janë konstatuar shkelje nga ana e subjekteve;

Këto shkelje konsistojnë:

* Në përzierjen e karburanteve të çertifikuara nga Autoriteti Doganor me produkte të tjerë energjitikë jashtë kontrollit fiskal e cilësor;

* Në të gjitha rastet janë aplikuar detyrime të munguara në shumën 9,268,432 lekë;

* Penalitete në total në masën 152,600,000 lekë;

Autoritetet Doganore do të kërkojnë marrjen e masave për shlyerjen e detyrimeve të lindura, deri në mbylljen e aktiviteteve të subjekteve që kanë tregtuar karburante duke shmangur detyrimet doganore apo duke dëmtuar konsumatorin me cilësinë e dobët të tyre.

Administrata Doganore do të vazhdojë ushtrimin e kontrolleve edhe në periudhat në vazhdim pranë subjekteve që tregtojnë karburant me pakicë, duke siguruar publikun për fiskalitetin, cilësinë dhe standardet e karburantit që ata konsumojnë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: