VLORË- Një 63-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet për djegien e një sipërfaqe të gjerë toke në Selenicë. Burime zyrtare Ylli Hoxhaj, banues në fshatin Mavrovë.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 11.07.2017, në fshatin Mavrovë të Njësisë Administrative Kotë, në vendin e quajtur “Blodua” është djegur një sipërfaqe toke prej 150 hektarësh pyll-shkurre dhe një sipërfaqe tjetër prej 2.2 hektarësh në të cilën janë shkatërruar rreth 300 rrënjë ullij (10-vjeçarë) në pronësi të 3 shtetasve të tjerë, bashkëfshatarë të autorit në fjalë. Shtetasi Ylli Hoxha, dyshohet se është autori i zjarrvënës së qëllimshme në lidhje me këtë ngjarje. Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: