Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Dokument/ Çfarë raportonte CIA për shqiptarët e Maqedonisë në vitin 1995?

cia-640x384

SHKUP-Nuk duket i afërt përshkallezimi i tensioneve të brendshme në Maqedoni, që do të mund të shkaktonte një konflikt të gjerë jashtë kufijve, shkruante CIA në dokumentet e saj sekrete në vitin 1995 që tani janë publike. Qeveria e përkohshme e Maqedonisë deri më sot ka shmangur ndonjë paqëndrueshmëri serioze politike, pas tentativës për vrasje të presidentit Gligorov (më 3 tetor) dhe po vazhdon me politikat e moderuara të brendshme dhe rajonale të Gligorov-it.

Qeveria e Maqedonisë, me kryetarin e parlamentit, Andov që vepron si President, ka shpier përpara zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar me Greqinë në shtator, duke çuar në heqjen e bllokadës ekonomike greke. Rritja e pritshme në aktivitetin ekonomik- heqja e kësaj embargoje po edhe zbutja e sanksioneve ndaj Serbisë – ka të ngjarë të kontrollojë trazirat e mëtejshme të punës dhe të kontribuojë në stabilitetin politik.

Qeveria në mënyrë efektive menaxhoi një çështje potencialisht përçarëse, me përgjigjen e saj të moderuar në fillim të mandatit, rreth Universitetit në Gjuhën shqipe në Tetovë. Shkupi duket se dëshiron që ky universitet të vazhdojnë të funksionojnë për aq kohë sa Universiteti nuk bëhet shumë i popoullarizuar dhe mban një profil të ulët.
CIA-for-Macedonia-1995-480x490
Ministri i Jashtëm maqedonas, Stevo Cërvenkovski nuk beson se Gligorov do të jetë në gjendje të rifillojë plotësisht aftësitë e tij presidenciale dhe ai mund të zgjedh për një kthim të përkohshëm që të ndihmojë në zbutjen e tranzicionit të vazhdueshëm të lidershipit. Nuk ka gjasa që ndonjë pasues i Gligorovit të kombinojë mbështetjen publike dhe kontrollin qeveritar që Gligorov e ka përdorur për të balancuar kërkesat e shqiptarëve etnikë dhe kritikat nacionaliste gjatë periudhave të fundit të jostabilitetit dhe vështirësisë ekonomike. Maqedonia me gjasë do të vazhdojë të shikojë drejtë SHBA-ve dhe pjesëmarrjen e SHBA-ve në Vendosjen Parandaluese të OKB-së – si një garantues i stabilitetit të saj.

Shqiptarët etnikë kanë mbajtur një profil të ulët që nga atentati, por ka të ngjarë të ndikojnë më aktivisht ndaj lëshimeve të qeverisë sapo politika e Maqedonisë të kthehet në normalitet. Rektori i Universitetit në gjuhën shqipe, për shembull, tashmë ka filluar të themelojë retorikën e tij publike rreth fitimit të njohjes qeveritare për universitetin./INA.

(d.d/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.