BRITANI E MADHE – Gati 20 vjet pas vdekjes së Lady Diana-s, një dokumentar ekskluziv, i cili do të nis transmetimin më 24 korrik në televizionin britanik ITV do të tregojë për jetën e princeshës.

Ata që do të flasin për një nga princeshat më të dashura nga të gjithë janë dy fëmijët e saj, William dhe Harry, të cilët kanë dhënë një intervistë shumë të sinqertë dhe emocionuese shkruan Daily Mail.

Midis rrëfimeve të shumta, Princat kanë folur dhe për telefonatën e fundit me nënën e tyre pak orë para se ajo të vdiste. Ata qenë thjesht një telefonatë e shkurtër sic mud të bëjnë dy djem adoleshentë me nënën e tyre, e cila ndodhej me pushime. Ata ia prenë shumë shkurt bisedën sepse donin të vazhdonin lojën me kushërinjtë e tyre, telefonatë e cila u ka mbetur peng tërë jetën.

“Harry unë mezi sa prisnim që ta përshëndesnim dhe ta mbyllnim telefonatën me të. Sikur ta dija se cfarë do të ndodhte nuk do të isha treguar kaq indiferent. Ajo telefonatë më është ngulitur fort në kokë, por ta kujtosh sot është me të vërtetë shumë e vështirë”- ka thënë William.

Ndërsa për princ Harry-in, i cili atëherë ishte vetëm 12 vjeç ëshët hera e parë që flet për flet për nënë e tij. “Do më mbetet peng gjithë jetën time”.

William tregon se e mendon çdo ditë nënën e tij, madje shprehet se e ndjerë praninë e saj dhe në dasmën me Kate, e ndërsa Harry pranon se mund t’i ndjejë ende përqafimet e nënës së tij.

Ata ndërtojnë një portret të një nëne shumë të devotshme, shumë e dashur, e çmendur pas tyre, jo më kot kishte aftësinë për të bindur miliona njerëz. Madje ato kujtojnë edhe momentet që luanin të tre së bashku, ku princesha “shndërrohej” në një fëmijë të lumtur vetëm që ata të kënaqeshin.

30 gusht 1997 ditë kur ndodhi dhe tragjedia Ëilliam ishte 15 kurse Harry 12 vjeç. Ata po kalonin disa ditë në Balmoral, tek kushërinjtë e tyre, kurse Diana ndodhej në Francë me mikun e saj Dodi Al Fayed. Kishte një muaj që nuk i shikonte 2 djemtë e saj.

Të nesërmen në mëngjes, dy djemtë me t’u zgjuar morën lajmin e hidhur për vdekjen e nënës së tyre. Ishte Charles që u tregoi gjithçka kishte ndodhur.

Intervista e William dhe Harry për marrëdhënien me nënën e tyre u zhvilluan në Kensington Palace, që tregon se ka marrë miratimin për publikimin e detajeve të reja. Princat u shfaqën të sigurt, dhe shumë të gatshëm për të vazhduar punën e bamirësisë së nënës së tyre, që ajo të ndihej krenare për ta kudo që ndodhej.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb