Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Dokumenti/ Prostitucioni në vitin 1969, si iu kërkuan punë dy femra, dy oficerëve në këmbim të seksit

ushtriaa

Një dëshmi për prostitucionin në vitet e diktaturës komuniste dhe si funksiononte vjen nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme. Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivës ka publikuar në “Facebook” një dokument që flet për një çështje që po hetohej në

vitin 1969 për një grup prostitutash në Tiranë. Sipas Dervishit, megjithëse këto veprime dënoheshin në Tiranë, kjo ngjarje ngeli vetëm në akte zyrtare, ndërsa femrat u keqpërdorën nga regjimi. Bëhet fjalë për dy femra, të cilat kishin kërkuar punë tek dy oficerë të ushtrisë.

“1969/ Prostitucioni në Tiranë dhe implikimi i disa zyrtarëve. Në vitin 1969 organet e prokurorisë me një farë droje zhvilluan hetime në lidhje me një grup prostitutash në Tiranë dhe klientët e tyre. Pavarësisht se me Kodin Penal këto veprime dënoheshin, historia e këtyre ngjarjeve ngeli vetëm në akte zyrtare, pasi askush nuk u dënua, madje femrat u përdorën e keqpërdorën nga regjimi”, shkruan Dervishi.

dokumenti prostitucioni

(m.k/BalkanWeb)



Komente ( 5 )

  • elio..
    si mendon problem i madh me i prish jeten atij qe e meriton ?
    e kushe’di sa jet kan prish keta sigurimsat!!
    me nje fjal si pas teje eshte ofendim te thuash te drejtn vetem me duru ne ate koh dhe tani?
    turp ne mos je djali i ndo nje sigurimsi mbyll gojen e mos na e caj kot

  • Avdyl Bizhga identifikohet emri i njërit kollaj në dokument.
    Të paktën edhe emri njërës prej vajzave identifikohet, por nuk po e shkruaj.
    Sa për Bizhgën, paska qenë edhe partizon dhe sipas dëshmive të shokëve të tij goxha burrë :). Ja fytyra e komunistëve, si në luftë edhe në paqe.

  • Po’ mire nese te duket gje e vogel kjo, ti as emrin per komentin tend nuk ve..Apo s’ka gje se eshte me i rendesishem se dokumentat e botuar..

  • AS KUSH MOS TE SHQETESOHET PER MXJERRJE SEKRETI .PROFESIONI ME I VJETER NE BOTE , E QE KA LINDUR BASHKE ME NJERZIMIN , ESHTE ,PROSTUTICIONI DHE SPIUNLLIKU . KESHTU QE DHE SHKRIMI I KASTRIOT DERVISHIT ,NU PERBEN NDONJE LAJM SENCIONAL ,POR MBETET NJE LAJM BANAL PA INTERES . SA QE NUK JA VLEN TA LEXOSH . 50% E DEPUTETEVE DHE E ELITES SE LARTE TE DREJTOREVE DHE MINISTRAVE QE, KENE QEVERISUR E QEVERISIN NGA VITI 1992 E NE BAZHDIM NE TITET E SOTME E TE ME PASTAJME ,ME PARA TE FITUARA NGA PROSTUTICIONI JANE BERE BOSA E POLITIKANE ,DEPUTETE ,DREJTORA E KRYTARE PARTISHE E DRETORA TE PERGJTHESHEM NE INSTITUCIONE SHTETERORE E PRIVATE , SA SOTE TAN SHQIPNIA E SHQIPTARET. NGA TUTOR PROSTITUTASH E DREJTUES KARTELE DROGE DREJTOHEN .

  • Si ka mundesi qe nje person publikon dokumenta qe mund ti prishin jeten dikujt..ku e ka autorizimin ky qe ka vjedhur arkimin e shtetit…ka prokurori apo jo…

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.