Një dëshmi për prostitucionin në vitet e diktaturës komuniste dhe si funksiononte vjen nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme. Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivës ka publikuar në “Facebook” një dokument që flet për një çështje që po hetohej në

vitin 1969 për një grup prostitutash në Tiranë. Sipas Dervishit, megjithëse këto veprime dënoheshin në Tiranë, kjo ngjarje ngeli vetëm në akte zyrtare, ndërsa femrat u keqpërdorën nga regjimi. Bëhet fjalë për dy femra, të cilat kishin kërkuar punë tek dy oficerë të ushtrisë.

“1969/ Prostitucioni në Tiranë dhe implikimi i disa zyrtarëve. Në vitin 1969 organet e prokurorisë me një farë droje zhvilluan hetime në lidhje me një grup prostitutash në Tiranë dhe klientët e tyre. Pavarësisht se me Kodin Penal këto veprime dënoheshin, historia e këtyre ngjarjeve ngeli vetëm në akte zyrtare, pasi askush nuk u dënua, madje femrat u përdorën e keqpërdorën nga regjimi”, shkruan Dervishi.

dokumenti prostitucioni

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb