TIRANE- Kryeministri Edi Rama gjen shpesh herë kohë për t’u kthyer përgjigje komentuesve në ‘Facebook’.

Pas një komenti që i pari i qeverisë bëri dje në profilin e tij, nisën një lumë komentesh nga qytetarët. Mes tyre spitak ai i një qytetari, i cili mes shumë akuzave e quan Ramën ‘tradhtar’. Ky i fundit nuk i ka kursyer përgjigjet, ndërsa me ironi i ka sugjeruar komentuesit që të shkollohet.
Rama
“Dije se po si mbajte premtimet dhe ketë radhë do mblidhemi të gjithë dhe do të te flakim tutje.. Shqipëria don njeri te drejt e jo tradhtar si vitet e kaluara dhe te tanishme. Qe veç masakra po dëgjojmë”, shkruan qytetari, ndërsa Rama ia kthen duke shtuar se: “Digj padijen, ajo është nëna e të gjitha halleve dhe është brenda vetes”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: