Nga: ZONJA VJOLLCA*
Domate të mbushura me peshk ton

100 gr oriz
200 gr peshk ton
6-8 kokrra domate
½ tufë koper
½ tufë majdanoz
Kripë
Piper i zi
Spec djegës i kuq
100 gr krem djathi

Fillimisht vendosim orizin të ziejë, 100 gr oriz në 225 ml ujë. Shtojmë ½ lugë çaji kripë dhe e lemë orizin të ziejë për 20 minuta në temperaturë të ulët. Largojmë peshkun ton nga kutia dhe e vendosim në një kullesë në mënyrë që të kullohet mirë yndyra. Presim me kujdes lulen e domatës, më pas bëjmë një prerje horizontale si kapak dhe e boshatisim me lugë komplet pjesën e brendshme të domates. I lemë përmbys që të kullojë lëngu derisa të përgatisim mbushjen. Pjesën e brendshme të tultë të domates e presim në kubikë të vegjël dhe e vendosim në një tas duke shtuar peshkun ton të thërrmuar, orizin e zier, erëzat e freskëta të grira imët, kripë, piper dhe kremin e djathit. Mbushim domatet me përzierjen e mësipërme, vendosim kapakun e vetë domateve i vendosim në një tavë, i mbulojmë me letër alumin dhe i vemë në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: