Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Donald Lu kritikon Ramën: Bëre deklaratë të pakujdesshme kur fole për bashkimin me Kosovën

edi-1

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu në një prononcim për BIRN ka thënë se deklarata e kryeministrit Rama për perspektivën e bashkimit me Kosovën ishte “e pakujdesshme” dhe se pengonte stabilitetin në rajon.

Nga BIRN
Ambasadori amerikan në Shqipëri ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për hedhjen e mundësisë për një bashkim të mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës nëse të dyja vendet ndihen të refuzuara nga Bashkimi Europian.

“Qeveria Amerikane mbështet sovranitetin e Kosovës dhe Shqipërisë. Jemi kundër çdo diskutimi të pakujdesshëm për bashkim. Ai pengon stabilitetin e rajonit dhe rrugën europiane për të dyja vendet”, tha Lu për BIRN.

Në një intervistë për Politico në Europë të publikuar më 18 prill, Rama tha se nëse dyert e Europës mbylleshin për Ballkanin Perëndimor, do të shfaqeshin bashkime më të vogla, si bashkimi i Shqipërisë me Kosovën.

Rama këmbënguli se kjo nuk ishte ajo që ai dëshironte, por shtoi se nëse BE-ja dështonte të integronte Ballkanin, gjithçka mund të ndodhë.

“E vetmja mënyrë për të mbajtur Ballkanin në këtë frymë paqësore dhe bashkëpunuese… është të mbahet e hapur rruga e BE-së… Askush nuk do të donte të kthehej nga vetja dhe të kërkonte për bashkime më të vogla, të gjithë do të pëlqenin të bashkoheshin në unionin e madh. Por nëse nuk ka shpresë, perspektivë, hapësirë, atëherë sigurisht unione të vogla mund të ndodhin,” tha Rama.

Më 19 prill deklarata e Ramës u pasua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili shprehu zemërim mbi atë që e quajti “mungesë të vizionit të BE-së ndaj rajonit”.

“E kam thënë edhe në vitin 2013 dhe e përsëris tani: nëse BE-ja i mbyll dyert Kosovës, të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në të njëjtën hapësirë, që më vonë të integrohen në familjen europiane,” tha Thaçi.

Deklaratat e Ramës dhe Thaçit kanë zemëruar disa në Serbi, ku politikanët i dënuan ato si të papërgjegjshme dhe të rrezikshme. Serbia ende pretendon se Kosova është pjesë e territorit të saj. Ish-provinca shpalli pavarësinë në 2008. Shumica e vendeve të BE-së e kanë njohur këtë, por Serbia, Rusia, Kina dhe disa vende të tjera nuk e kanë përqafuar ende pavarësinë e vendit.



Komente ( 6 )

  • Pse mo lu? Nuk je dakord zotrote? E cfare pastaj? Mos do te te kerkojme te falur qe jemi shqiptarë?
    Ore kot te te pyes, po ta provojmë ne shqiptarët, cfare do besh ti me amerikën? Do na zhdukni fare si komb?
    Po ik ore debil, behesh vip ne albanistan dhe nje e dy na del ne publik…

  • Shyqyr qe fole nje here per edi ramen o zoti Lu, shyqyr qe e kuptove qe kryeministrit tone ka 4vjet qe i flet by”’ para mendjes.

  • Gomarlleqet e nje gomari qe do te dali nga lluca ku ka ngecur!

  • Shyqyr qe ka kush mendon edhe per te ardhmen e shqiptareve.Duhet te ju paraprijme politikave ndaj shqiptareve. Rama mos u ndalni te punoni per te miren e shqiptareve.

  • strategy I madh ky!!! ka zgjidh punet e brendshme dhe ka ngel te bashkoje trojet shqiptare. po zgjidh njeher krizen qe ke brenda se vertet po ja faturon opozites por ti po e drejton kete vend aktualisht dhe ti ke pergjegjesine me te madhe. As Serbia e as greqia apo ndonje shtet tjeter te mos kete frike nga ne se ne jemi komb veteasgjesues e nuk ka nevoje per ta te shpenzojne asnje plumb se vritemi vet dhe ne nuk mbajme dot kete shqiperine e vogle e jo me te bejme te madhen.

  • Per tonelatat e droges, ndonje koment Z.Ambasador ?Apo ate nuk e keni vene re?

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.