PARIS – Donald Trump është i njohur për jetën e tij luksoze. Së fundmi, Presidenti amerikan, i cili vijon vizitën në Francë ka darkuar në një nga restorantet më romantike të Parisit.

Bashkë me Melaninë, çiftit iu bashkuan edhe presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Briggite. Ata kanë darkuar të katër së bashku në restorantin e famshëm të Alain Ducasse, “Le Jules Verne”, në katin e dytë të Kullës Eiffel.

Në disa foto të publikuara nga Daily Mail shihen çiftet, duke pirë shampanjë dhe darkuar së bashku mjaft të qeshur.
(er.cu/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb