TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e dërguar nga një shqiptar që thotë se ka ardhur nga Amerika për të votuar më 25 qershor Partinë Socialiste.

Por Rama është ‘kryqëzuar’ nga ndjekësit e tij, që i thonë se e ka paguar shqiptarin e videos. Ka nga ata madje që bëjnë ironi dhe thonë se dhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump do vijë të votojë numrin 1, që është i LSI.

Nuk është kursyer kryeministri i cili shpreh keqardhje dhe iu kthehet ashpër komentuesve skeptikë.

Komentues1: Ndoshta nuk e njeh por e Ke sponsorizu edhe per bileten edhe per spotin…Keqardhje Per Ju. ☝☝☝✅?
Edi Rama: Cfare spoti o i cfilitur ne fijen e arsyes cfare spoti!!! Cfare sponsorizimi o i thare ne brendine e kokes cfare sponsorizimi!!! Keqardhjen mbaje per vete se do te te duhet te henen ne darke??

Komentues 2: Vertet e besoni o popull qe erdhi nga Amerika per te votuar??
Edi Rama: Po pse o Viola te mos e besojne apo eshte me kollaj te ofendosh se sa te besosh?? Sepse ti po e ofendon duke e bere genjeshtar, nderkohe qe syte ne balle perdori per te pare, jo per te qesendisur syte e te tjereve?

Komentues 3: Me sa lek e ke pagar ti kete qe te bejn kete vidjon
Edi Rama: O republikan i ri, nuk jane te gjithe si ti dhe si disa si ti, qe e keni mendjen lek dhe kujtoni se c’do gje eshte lek e kush mendon e ben c’te doje, e ben me lek! Turp!

Komentues 4: Sa e ke paguar kte tipin ?
Edi Rama: Si s’ke turp apo thuaj kur voton 6 e pi turpin me kafen e mengjesit???

Komentues 5: Gjynah i shkreti shpresoj te ket kompensim te biletes pas humbjes ???
Edi Rama: Gjynah je ti, qe flet si tifoz i lodhur i nje skuadre edhe me te lodhur??

Komentues 6: Donald TRUMPI do vij nga Amerika dhe do votoje numrin 1….
Edi Rama: Loni Loni ah Loni o Loni mor Loni???

Rama fb 2 Rama fb 1

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: