Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump duket se po ndjek me vëmendje zgjedhjet presidenciale që po zhvillohen në Francë. Të paktën këtë lë të kuptohet përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ku e quan interesant procesin zgjedhor.

“Shumë zgjedhje interesante janë duke u mbajtur momentalisht në Francë”, ka shkruar Trump.
screenshot-1_1492960376-6974509-350x141

Liderja e Frontit Nacional, Marine Le Pen, kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, dhe kandidati i ekstremit të majtë, Jean-Luc Melenchon, janë tre nga kandidatët kryesorë për të kaluar në raundin tjetër të zgjedhjeve presidenciale.

Kujtojmë se nga 11 kandidatët vetëm dy më të votuarit nga zgjedhjet e sotme do të garojnë në balotazhin e 7 majit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb