SHBA-Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi sot se terrorizmi islamik radikal duhet të ndalohet me çdolloj mjeti të nevojshëm, pa dhënë më shumë sakstësime se çfarë nënkuptonte me këtë.

“Terrorizmi islamik radikal duhet të ndalohet me çdolloj mjeti të nevojshëm! Gjykatat duhet të na kthejnë të drejtat mbrojtëse. Duhet të jemi të fortë!”, shkruan në “Twitter” Trump.

Ky mesazh vjen një ditë pas atentateve të përgjakshme në Katalonjë që kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 14 personave dhe rreth 100 të plagosur, në veçanti në Barcelonë ku një kamionçinë përplasi dhjetëra kalimtarë.

Ky sulm u morr përsipër nga grupi xhihadist Shteti Islamik (ISIS).

Presidenti amerikan kishte dënuar që të enjten këtë sulm terrorist, duke premtuar ndihmën e SHBA-së për autoritetet spanjolle.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: