TIRANE – Një shprehje e vjetër thotë: nëse do të dish se si do të plaket një vajzë, shikoji të ëmën. Por, sekreti i të dukurit 10 vite më të reja nuk fshihet vetëm tek gjenet.

Shkencëtarët tani thonë se një e treta e femrave që duken më të reja se mosha e tyre, ia detyrojnë këtë më së shumti mënyrës së jetesës. Një pjesë të rëndësishme në dukjen e re në fytyrë, pavarësisht moshës, luajnë edhe disa produkte për kujdesin e lëkurës, që ndihmojnë në eliminimin e rrudhave.

Megjithatë, ju mund të freskoni dhe shndritni lëkurëm, si dhe të parandaloni shfaqjen e parakohshme të rrudhave, duke ndjekur një dietë të shëndetshme. Ushqime si avokadoja, shalqiri, shega dhe gaforrja janë të pasura në vitamina dhe minerale që luftojnë dëmtimet e lëkurës të lidhura me moshën dhe ju ndihmojnë të fshini vite nga pamja e jashtme shkruan Shëndeti.

1. Avokado: Ky frut është i pasur në acid oleik, që mban lëkurën të butë dhe pa rrudha.
2. Boronicat: Janë të pasura me vitaminë C dhe E, që zbardhin lëkurën dhe luftojnë radikalet e lira.
3. Shalqiri: Është i pasur me likopene, një antioksidues që mbron lëkurën nga dielli, duke parandaluar kështu shfaqjen e parakohshme të
rrudhave dhe lëkurën e thatë.
4. Shega: Farat e shegës përmbajnë antocianinë dhe acid elagjik, që rrisin prodhimin e kolagjenit dhe mbrojnë lëkurën nga rrezet UV.
5. Gaforre: Është e pasur me zink, që rigjeneron lëkurën, ndërsa vetitë e saj anti-inflamatore mund të ndihmojnë në trajtimin e akneve.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb