SHKODER- Pasi në rrjetin social ‘Facebook ‘ qarkulloi një faqen me emrin e kandidatit të LSI-së në Shkodër, ku ky i fundit shkruante se dorëhiqej nga gara vetëm pak orë para zgjedhjeve parlamentare, ka reaguar Agron Cela.

Kandidati i LSI-së mohoi kategorikisht këtë fakt, ndërsa pohoi se gjithçka ishte shpifje që behej ndaj figurës së tij. Mes të tjerash, në një konferencë urgjente për mediat Çela tha se gjithçka ka të bëjë me manikacione keqdashëse.

“Nuk jam dorehequr si kandidat per deputet. Eshte nje shpifje qe behet ndaj meje. Kjo vjen nga frika qe i ka hyre cdo njeriu sepse ne tashme jemi ne lufte per deputetin e katert. Jane manikacione keqdashese qe me detyruan te thyej heshtjen zgjedhore. Vazhdoj te jem ne gare. Jemi force e pare e paimagjinueshme “, tha Çela në një konferencë të posaçme shtypi të mbajtur vetëm pak minuta më parë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: