SHKUP-Pas dorëzimit të mandatit nga presidentit i vendit, Goerge Iavnov për formimin e qeverisë së re në Maqedoni, janë mësuar edhe emrat e disa prej ministrave që do jenë pjesë e qeverisë së Zoran Zaev.

Emrat për ministra tashmë janë propozime të mbyllura nga kryesitë e ngushta partiake dhe se ato po ruhen nga liderët e tyre të partive të shumicës parlamentare të përbërë nga LSDM, BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët. BESA është ende në mëdyshje nese do të jetë pjesë e Qeverisë. Por një vendim të tillë e ka edhe Aleanca për Shqiptarët, pasi siç mëson INA, kjo parti mund ti jape mbështetje Zaevit, por duke mos qenë pjesë e formacionit qeverisës.

Në koluaret partiake po qarkullojnë disa emra për ministra, ndërsa INA mëson disa prej emrave të ekipit dhe se si do të duket kabineti i Zaev.

Kryeministër: Zoran Zaev

Zv/kryeministra: Radmilla Sheqerinska, Damjan Mançevski, Izet Mexhiti, BESA ose Aleanca ?

Ministër i MPB: Oliver Spasovski

Ministër i drejtësisë: Agim Nuhiu

Ministër i jashtëm: Nikolla Dimitrov

Ministër i Ekonomisë: Rexhail Ismaili

Ministër i Bujqësisë: Lupço Nikollovski

Ministre e Punës dhe Politikave Sociale: Frosina Remenski

Minister i Shendetësisë: Arben Taravari ose BDI

Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Adnan Jashari

Ministër i Pushtetit Lokal: LSDM ose Aleanca – BESA

Ministër i Ambientit Jetësor: LSDM

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës: BDI ose Aleanca- BESA

Minister i Transportit dhe Lidhjeve: Aleksandar Kiracoski

Minister i Kultures: Qëndrim Rijani

Si dhe emra të tjerë për ministra pa portofol./Ina.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: