Ish-Miss Shqipëria, Suada Sherifi është në grupin e atyre vajzave që jetën private duan ta mbajnë jashtë vëmendjes së publikut. Natyrisht, askush nuk mund ta përballojë presionin e rrjeteve sociale, por nëse ai prek privatësinë e familjes, atëherë shumë personazhe dinë ta kenë nën kontroll me shumë fanatizëm. Profilin e saj në Isntagram Suada e ka mjaft aktiv. Ajo vazhdimisht poston foto me vajzën, Deizi, por edhe foto nga biznesi i saj, i cili, si i ri, ka nevojë të promovohet.
c1b328fb94af164aec61fa6746d270b7
Ndërsa postime me partnerin, thuajse nuk ka kurrë, përveç disa fotove ku portreti i tij nuk duket fare, veç ndonjë detaji të vogël që tregon se është edhe ai i pranishëm.

E pyetur për njeriun me të cilin ajo ka lidhur jetën, në “Rudina” pak muaj më parë, Suada tha se ai merret me biznes, është jashtë botës së showbiz-it dhe, për më tepër, nuk ka dëshirë të bëhet pjesë e saj. Për këtë arsye, bukuroshja nga Vlora e ka respektuar partnerin dhe zgjedhjen e tij për të mos qenë pjesë e mediave apo portaleve.
36a659fe8c201e2581f935066582e90d
Si sot, kur Suada ka postuar në Instasize një foto me partnerin dhe… kaq ishte. Edhe pse fytyra e tij nuk duket, mjafton momenti që çifti i kanë dhuruar një puthje të shpejtë njëri-tjetrit ndërsa kanë bërë një xhiro me gomone. Romantike apo jo?/revistaclass

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: