Pista Dembele mbetet shumë e pëlqyer nga Barcelona e cila ende nuk po zyrtarizon asnjë nga dy goditjet më të përfolura të merkatos së verës, francezin e Borussia Dortmund dhe Coutinho-n.

E ndërsa në Katalonjë ka mbërritur braziliani Pualinho dhe me shumë mundësi do ti bashkohet edhe bashkëkombësi Couutinho i cili është përjashtuar nga lista e Liverpul për ndeshjen e “play-off” të Champions League kundër Hoffenhaim, nga Gjermania vijnë lajme se ekipi i Borussia Dortmund ka lëshuar ultimatume për Barcelonën.

Sipas spanjolles “El Mundo Deportivo”, Dortmund i ka kërkuar Barçës se nëse dëshiron francezin Dembele duhet të negociojë deri më datën 26 gusht, më pas klubi nuk do të pranojë asnjë marrëveshje për futbollistit. Dortmund kërkon me këtë lëvizje që të mos kapet në befasi për të zëvendësuar lojtarin, pasi merkato verore përfundon me datë 31 gusht dhe koha mbetet e pakët.

Një tjetër kusht i gjermanëve për Barcelonën është edhe shumë që kërkojnë për 20-vjeçarin. Spanjollët duhet të derdhin në arkën e Dortmund plot 150 mln euro për futbollistin, në të kundërt ai qëndron në shtëpi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb