Efektivi Baki Ballhysa duket se nuk e ka pasur aspak problem të vjedh celularin e një të reje të sapovdekur në aksident, por ka dalë “zbuluar” nga vajza e tij.

Polici nga Kavaja u arrestua dy javë më parë, ndërsa prokuroria e këtij qyteti ka zbardhur ngjarjen për të cilën ai akuzohet. Burime pranë organit të akuzës bënë me dije se kanë prova të forta që e implikojnë atë në vjedhjen e celularit të viktimës, ndaj të cilit tashmë rëndon akuza “Vjedhje, e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Denoncimi për këtë rast është bërë nga kunati i vajzës që humbi jetën në aksident. Ai ka pohuar se nga sendet e së resë mungonte vetëm celulari “Samsung J5”. Ky aparat rezultoi se ishte marrë nga punonjësi i policisë i Komisariatit Kavajë, pranë pikës së bllokimit të mjeteve të sekuestruara, i pandehuri Bali Ballhysa, dhe më pas ia ka dhënë vajzës së tij.

Sipas të dhënave, ky celular është vendosur në punë vetëm një ditë pas aksidentit, dhe vetëm 46 minuta pasi Baki Ballhysa ka lënë shërbimin.

Kallëzimi
Në datën 10.03.2017, pranë Shërbimeve për Çështjet e Brendshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme, është paraqitur shtetasi D.M. dhe ka depozituar ankimin, në të cilin ka deklaruar se në datën 01.03.2017, rreth orës 13:00, në vendin e quajtur ‘Bishti i Zhurit’, Kavajë, ka ndodhur një aksident ku si pasojë ka humbur jetën kunata e tij J. Toromani. Ai ka pohuar se, përveç sendeve të tjera personale, J. Toromani ka pasur dhe telefonin e saj ‘Samsung Galaksi J5’, me numër IMEI xxxxxxxxxxxxx, me numër telefoni xxxx630, për të cilin deklaron se nuk e kanë marrë. Ai ka pohuar se ka dyshime që këtë telefon e kanë marrë punonjësit e policisë të Komisariatit Kavajë, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore për këtë çështje.

Shkrimin e plotë e gjeni sot në Gsh.al duke klikuar në linkun http://www.gsh.al/2017/05/23/emri-polici-kavajas-i-vjedh-telefonin-viktimes-ia-gjejne-vajzes-se-tij-ja-cfare-tha-ne-polici/

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb