Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Brendshme se nuk i gjeti në banesë pas kontrolleve 3 policët,  pas urdhër-arresteve e lëshuar nga Prokuroria për Krimet e Rënda për tre policët

Kryemadhi tha se “rendi nuk ekziston në Shqipëri dhe kjo sot u vërtetua më shumë se kurrë”.

“Ky veprim i sotëm është në mbrojtje të bandave të drogës,” u shpreh ajo në një deklaratë për shtyp.

“Rendi nuk ekziston më në Shqipëri. Përfshirja në tregun e drogës së policisë së shtetit ka vërtetuar akuzat tona. Është pjesë e banditizmit të Habilajve. Ky veprim i sotëm është në mbrojtje të bandave të drogës. Sot e kësaj dite nuk janë ndaluar vëllezërit Habilaj, në kërkim. Vetëm Rama e Tahiri e dinë se ku fshihen, dinë lëvizjet e tyre. Ata kanë frikë se ndokush nga ata flet dhe nxjerr emrin e Ramës, përgjiegjësin kryesor të kanabizimit të vendit.

Ai ka më shumë frikë se tre policët e akuzuar, apo Haki Çako, njësoj të komplikuar në trafikun e drogës, ku fituan para për blerjen e votave më 25 qershor.

Duhet të bashkojmë  forcat e të shporrim një herë e mirë këtë qeveri krimi . Heshtja e tyre nuk do i shpëtojë dot nga fajësia e rrënimit të Shqipërisë,” u shpreh Kryemadhi.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb