TIRANE- BalkanWeb zbardh konfliktin që kishte me njerkun në vitin 2014-të aktori Mishel Prela, apo Mishel Manoku që u plagos mbrëmjen e djeshme. Aktori e akuzonte njerkun Ermir Manoku se i kishte para borxh dhe për këtë arsye bashkë me një shok i ka hyrë në banesë, e ka rrahur e grabitur.

Nga aktet e ndodhura në dosjen e tij në Gjykatën e Apelit rezulton se ne datë 25.09.2014, rreth orës 19.00, personi nën hetim Mishel Prela, në bashkëpunim me një person tjetër, ka shkuar në banesën që gjendet në adresën rr.“Teodor Keko”, pallati firmës “Gora”, blloku i dytë, kati i tretë, pranë Bar “Univers”, në pronësi të shtetasit Ermir Manoku, i cili është njerku i tij.

Fillimisht ai ka dhunuar njerkun duke e goditur atë me grushta, duke i çarë fytyrën, e më pas ka nxjerrë thikën duke i thënë shokut të tij: “ta ther këtë, ta vras fare” dhe i është drejtuar duke i thënë se për këto borxhe që i ka do ti marrë televizorin, të cilin e ka marrë dhe e ka ngritur në krahë duke dalë nga shtëpia. Gjithashtu ka thyer edhe disa orendi brenda në shtëpi.

Ndërsa njerku ka sqaruar se deri para katër vitesh Misheli ka jetuar në një shtëpi me të dhe bashkëshorten e tij, e cila e ka djalë nga martesa e parë.

Më pas ka vuajtur dënimin me burg për një plagosje që ka bërë (2010) dhe pasi ka dalë nga burgu ka jetuar vetëm, në një shtëpi tjetër.

Sipas njerkut, personi nën hetim (Misheli) i kërkonte në mënyrë të vazhdueshme lekë nënës së tij, dhe ky ka qenë edhe shkaku i konfliktit.

Madje Misheli pretendonte se babai i tij, i ka çuar lekë njerkut (kallëzuesit), që ta mbante mirë kur ka qenë në burg. Misheli sipas kallzuesit, ka qenë agresiv dhe është konfliktuar disa herë me të, por ai nuk e ka denoncuar në polici pasi i vinte keq për të.

VENDIMI I GJYKATES
1416406443-MISHEL PRELA VEND MASE SIG
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: