SHBA – Drake përmbys rekordin e Adele-s në “Billboard Music Award. Reperi kanadez çoi në shtëpi 13 çmime, ndërsa këngëtarja e magjishme britanike ishte mbajtësja e rekordit me 12 të tilla.

Mes trofeve që rrëmbeu Drake ishte ai i “albumit më të mirë”, “artistit më të mirë mashkull” dhe nderimi i madh i mbrëmjes, “Top Artist”. Kanadezi triumfoi mbi emra të njohur në garë, si Beyonce, Justin Bieber, Rihanna, Ariana Grande, The Ëeeknd, Tëenty one Pilots, Shaën Mendes dhe Chainsmokers shkruan revista Forbes.

Një zë i madh u shfaq në mbrëmjen e “Billboard Aëards”, Cher, e cila elektrizoi sallën pavarësisht moshës së saj, 71-vjeçare. Në Tapetin e kuq e shkelën edhe emra të tjerë të famshëm, si Kate Beckinsale, Halsey dhe Lea Michele.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb