NGA: Klodiana Haxhiaj

Më 7 janar të vitit 2014, një ngjarje e ndodhur në zonën e ish-Kënetës në Durrës tronditi mbarë opinionin publik. Një 39-vjeçare me origjinë nga Mirdita, deklaroi se bashkëshorti i saj, Gjergj Arapi, në atë kohë 44 vjeç, dhe djali i saj 17-vjeçar Pjetër Arapi tentuan ta vrisnin, ndërsa i qethën flokët me brisk rroje. Bëhet fjalë për Vojsava Arapin, nënë e dy djemve, e cila jetonte në një banesë me qira e ndërsa punonte në një rrobaqepësi të kësaj zone. Pas denoncimit në polici, bashkëshorti i saj përfundoi në burg. Gjithashtu, përfundoi në burgun e të miturve edhe djali i saj adoleshent. Pas një kohe të shkurtër, 17-vjeçari doli nga burgu pas faljes që i kërkoi nënës së tij për prerjen e flokëve. Pas kësaj ngjarjeje, disa deputete të asaj kohe, por edhe shoqatat e grave dhe pushteti lokal, i premtuan shumë nënës së dy fëmijëve, por në fakt askush nuk bëri asgjë për të. E zhgënjyer, Vojsava Arapi, e cila me pagën e saj qesharake ushqente burrin dhe fëmijët si dhe paguante qiranë e shtëpisë, ashtu si shumë shqiptarë të tjerë u detyrua të ikte nga Shqipëria me shpresën për një jetë më të mirë. Aktualisht, 42-vjeçarja (është divorcuar nga ish-burri i saj i dhunshëm) ndodhet në Gjermani. Ajo është nga të paktët emigrantë që kanë përfituar azil në Gjermani. Së bashku me dy djemtë, Vojsava Arapi iu drejtua shtetit gjerman duke kërkuar azil, dhe tashmë jeton atje. Lajmi bëhet me dije për “Gazeta Shqiptare” nga avokati i saj në Durrës, Aleksandër Ndrejaj.

Ndërkaq, “GSH” rikthen në kohë ngjarjen e rëndë të ndodhur në janar të vitit 2014 si dhe intervistën e dhënë në atë kohë nga Vojsava Arapi.

INTERVISTA
“Bashkëshorti dhe djali im 17-vjeçar donin të më vrisnin. Zoti u mbajti dorën që të mos më hiqnin qafe, pasi unë jam besimtare. ‘Ta therim’ thoshte djali, ‘ta therim’ thoshte edhe burri. Unë qaja pa zë. Tani kam shumë frikë. Po dolën nga burgu, ata do të më vrasin”. Kështu ka deklaruar Vojsava Arapi, e cila u rrah barbarisht nga burri i saj 45-vjeçar, Gjergji Arapi dhe i biri 17-vjeçar, Pjetër Arapi. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, 39-vjeçarja me origjinë nga Mirdita dhe banuese në Shkozet të Durrësit tregoi me detaje sesi dy njerëzit më të afërt të saj e turpëruan, duke i prerë flokët me makinë rroje. Ajo u bëri apel dy autorëve të krimit që më në fund ta lënë të qetë.

Vojsava, djali dhe burri të kanë akuzuar se ke shkuar me vonesë në shtëpi, ndaj dhe të prenë flokët. Si është e vërteta?
E vërteta është që unë në shtëpi kam shkuar shpejt. Sapo ka mbaruar mesha. Të dielën dola për punë si çdo ditë në 6:30 të mëngjesit. 30 minuta është rruga. Meqenëse kishim punë deri në orën 10:00, pronarja më dha leje të ikja në orën 9:00, pasi shkoj çdo të diel në meshë. Mesha mbaroi në orën 11:15, dhe në 11:45 isha në shtëpi. Po bëja punët derisa erdhi burri nga ora 13:00. Atë ditë e kishte marrë një familje këtu në Kënetë për të hapur gropa, për të vënë shtylla betoni për rrushin. Nga ora 1:30 më mori dhe mua. Punuam të dy, hapëm gropa.
Intervisten e plote mund ta lexoni ne GSH.al http://www.gsh.al/2017/08/14/drama-burri-dhe-djali-i-qethen-floket-me-brisk-nena-e-2-femijeve-perfiton-azil-ne-gjermani-po-dolen-nga-burgu/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: