TIRANE- Një nënë e vetme me dy fëmijë është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në “News24”, ku ka treguar kalvarin e vuajtjeve për të përballur jetën.

Rozafa Saraçi rrëfen se bashkëshorti i saj 7 vite më parë humbi jetën pas një aksidenti tragjik me motor, ndërsa shton se pas asaj dite çdo derë i është mbyllur. Në kushte të vështira ekonomike, nëna e dy fëmijëve apelon për ndihmë, pasi pak kohë më parë u pushua nga puna në kopsht, ku punonte si sanitare. “Bukën dhe ushqimet i marr me listë. Jetoj tek shtëpia e kunatës. Kam qenë me qira. Rrezikoj të ngelem pa shtëpi se ajo një ditë mund të kthehet. Shkova tre muaj në Gjermani për të kuruar vajzën nga sytë, se e kam me probleme, rrezikon të verbohet. Pasi erdha nga Gjermania ma kishin zënë punën, s’më futi më asnjë në punë”, rrëfen mes trishtimit 40-vjeçarja, ndërsa pohoi se ishte larguar nga puna padrejtësisht, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Dua një vend pune, por e kam bërë vetëm për të drejtën time. Të gjithë do thonë se e ke bërë për të dalë në televizor, por e kam bërë për të drejtën time. Dua një punë”, e mbylli fjalën e saj nëna e dy fëmijëve.
20170719-124250
Ndërkohë, Administratori i ish-komunës Gosë, Herollak Kalo pohoi në një lidhje telefonike për ‘News24’ se askush nuk e pushoi nga puna zonjën, ndërsa ai tha se ajo u largua për një jetë më të mirë në Gjermani.

“Më vjen keq që zonja diskuton të tilla gjera në televizor. Zonja Rozeta iku në Gjermani për një jetë më të mirë. Kur ajo iku, vendin e zuri një person tjetër. Se kam larguar nga puna. Nëse ju verifikoni që unë e kam pushuar nga puna, unë marrë përgjegjësi penale për ketë çështje. Skam larguar asnjë nga puna”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: