Mbrojtësi aktual i Paris Saint Germain, Dani Alves po përballet me një moment të vështirë që ka goditur familjen e tij. Tezja e ish-lojtarit të Barcelonës, ka humbur jetën ditën e djeshme në moshën 46-vjeçare pasi u mbyt në një lumë në Bahia, sipas mediave lokale në Brazil.

Po ashtu, incidentin e ndarjes nga jeta të tezes së Dani Alves-it e konfirmoi dhe policia. Për këtë arsye braziliani mund të mos jetë prezent në ndeshjen e Parisit të dielën ndaj Toulose në Parc de Prince, pasi do të niset për Brazil për të qenë pranë të afërmëve të tij.

Dani Alves, u transferua këtë vit tek Paris Saint Germain nga Juventus, dhe pranoi se një shtysë e madhe që erdhi në Francë ishte patrioti i tij Neymar, i cili u largua nga Barcelona me çmimin marramendës 222 mln euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb