GREQI- Një 33-vjeçar shqiptar është bërë arrestuar nga policia greke e Janinës, mëngjesin e së shtunës. Ndalimi i tij u bë në Sykoula Aitoloakarnania, në momentin kur i riu shqiptar ishte duke lëvizur me mjetin e tij drejt Antirrion.

Nga kontrolli ushtruar në mjetin e shqiptarit 33-vjeçar, policia greke gjeti në fshehur në brendësi të tij 16 pako, brenda të cilave u gjet drogë e llojit marijuanë, me peshë të përgjithshme 85 kg.

Policia sekuestroi sasinë e drogës, makinën, pronë e 33 -vjeçarit shqiptar, i cili u arrestua, si edhe një telefon celular.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: