DURRES- Burime të BalkanWeb brenda ALUINZNI-t të Durrësit konfirmojnë dorëheqjen e drejtorit të komanduar të këtij institucioni, Vis Pengili, nga radhët e LSI-së.

Ndonëse nuk dihen ende arsyet e largimit të tij, të njëjtat burime shtojnë se në vend të tij, në krye të agjencisë më të rëndësishme emërohet një person nga radhët e PS.

Kryeministri i vendit ka emëruar ish- drejtoreshën nga Tirana, Doris Andoni në vend të tij.

Andoni njihet si ish-drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: