TIRANE– Artdashësit e kryeqytetit, që mbrëmjen e sotme i ishin drejtuar Teatrit Kombëtar për të ndjekur shfaqjen “Don Kishoti”, nuk kanë qenë shumë me fat. Kur kishin kaluar vetëm 5 minuta nga fillimi i shfaqjes, në sallë është ndërprerë energjia elektrike si pasojë e një defekti.

Spektatorët të surprizuar nga kjo situatë, kanë nxjerrë celularët e tyre, duke u përpjekur të bëjnë dritë.

Në një moment, aktori Gent Hazizi nisi monologun me elektrik dore, në pritje të rregullimit të defektit.

Pas 30 minutash energjia elektrike u rikthye në Teatrin Kombëtar, dhe shfaqja u dha nga fillimi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: