VLORE- Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi dje masën e sigurisë për 6 personat e arrestuar në sajë të operacionit antidrogë në Vlorë, ndërsa një prej tyre u la i lirë.

Bëhet fjalë për Albert Aliajn nga Mallakastra, i cili ka sipas organit të akuzës ka qenë punëtor në parcelat me kanabis. Dje u dha edhe masa e sigurisë për të arrestuarin 18-vjeçar Xhovalin Baco, nipi i Taulant Haxhirajt dhe Klajdi Imeri. Para togave të zeza Alija theksoi se kishte punuar vetëm një ditë në këto plantacione.

“Punova vetëm një ditë që punoja aty, pasi kam qenë pa punë. Gjendja ime financiare është e vështirë dhe nuk kisha mundësi të siguroja një punë. Gruan e kam të papunë dhe kam një vajzë të paralizuar, që nuk lëviz nga krevati. Ndaj, i vetmi në shtëpi që punon jam unë. Kur erdhi policia, ishte dita ime e parë e punës, madje nuk u pagova. Ju lutem, më lini të lirë që të shkoj pranë familjes dhe të ndihmoj vajzën time të paralizuar”, ky ishte rrëfimi prekës i të arrestuarit, ndaj të cilit u vendos masa ‘arrest shtëpie’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: