GREQI- Një i ri shqiptar është kapur me drogë nga policia greke pranë Janinës. Sipas mediave greke, 26-vjeçari shqiptar ka qenë duke lëvizur me një motor me drogë në kufirin greko-shqiptar.

Motori u pikas në aksin Kakavijë-Janinë ndërsa vinte nga kufiri i gjelbër. Shqipëri nuk iu bind policisë dhe shtoi shpejtësinë por u arrit të kapej më vonë në Karies, Janinë. Në motor u gjetën dhe sekuestruan 6 kg 850 gram marijuanë dhe u arrestua drejtuesi, shqiptar 26-vjeçar.

Gjithashtu në Bizani, Janinë u kap një sasi droge në një makinë me të cilën udhëtonin një shqiptar 33 vjeç si dhe një 30-vjeçar e një 23-vjeçare greke, që janë arrestuar si bashkëpunëtorë në trafik.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: