KORCE– Policia e Korcës ka sekuestruar 12 kilogram kanabis, ndërsa në pranga janë vendosur 3 të rinjtë Pandeli Gjylapi, 26 vjeç Stavri Fani, 24 vjeç dhe Lorenc Çipi, 29 vjeç, të tre banues në Korçë.

“Më datë 29 prill 2017, në lagjen nr 10 në Korçë, tre shtetasit e mësipërm po lëviznin me mjetin tip “Ford”,me targa AA 315 PT, me drejtues shtetasin Pandeli Gjylapi. Gjatë kontrollit trupor që shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj këtij të fundit, në xhepin e xhupit të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2,6 gr lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa”- thuhet në njoftimin e policsë.

Të arrestuarit kanë tentuar të hedhin edhe 1 qese farmaceutike me peshë 50 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në vijim të kryerjes së veprimeve procedurale në lidhje me këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Pandeli Gjylapi u gjet gjithashtu një sasi prej rreth 12 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, e vendosur në bidona plastikë, 1 peshore elektronike me ngjyrë jeshile dhe disa qese të ndryshme farmaceutike. 1 grirëse, për lëndë narkotike të llojit Canabis Sativa, si edhe një sasi vlere monetare prej 90 Euro, dhe 237.500 lek të reja me prerje të ndryshme.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: