Të premten më 29 prill përballen dy titanë të boksit për titullin e kampionit të botës në peshat e rënda. Boksieri britanik, Anthony Oluëafemi Olaseni Joshua, i cili mban aktualisht çmimin IBF që nga viti 2016, sfidon në shtëpinë e tij, stadiumin e Kombëtares Angleze të futbollit, në Ëembley, Vladimir Klitschko-n, ukraniasin e pamëshirshëm.
Anthony-Joshua
Joshua, 198 cm, do t’i provojë 90 mijë spektatorëve në stadium se jo më kot mban titullin e kampionit të botës. Kjo nuk është sfida e vetme pasi britaniku mban rekord absolut përsa i përket humbjeveve, zero. Por përball Klitscchko-s nuk është çudi të regjistrojë të parën.
ukrainian-ibf-heavyweight-boxing-champion-vladimir-klitschko-flexes-GWNNYN
Ukrainasi 41 vjeçar i gjatë 206 cm, numëron në karrierën e tij shumë tituj. Ish-kampion i IBF (peshat e rënda), WBA, WBO (dy herë). Vladimir Klitschko ende aktiv në boksin profesionist, cilësohet si një nga kampionët më të mëdhenj të peshave të rënda. Ai dallohet për goditjen vdekjeprurëse me dorën e djathtë, me të cilën ka fituar 53 nga 64 ndeshjet vetëm falë “Knockout”.

Përpos 90 mijë të pranishmëve, sfida pritet të thyejë rekord edhe përsa i përket shikueseve nga televizioni.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb