Natën e 15 Korrikut 2016 populli turk shpartalloi tentativën për grusht shteti të organizuar nga mbështetësit e Fetullah Gylenit, i vetëshpallur si “imam i gjithësisë”, që kishin depërtuar në forcat e armatosura dhe në institucione të tjera publike. Ngjarjet e asaj nate ishin një sulm terrorist me përmasa të papara në historinë e Republikës së Turqisë. 250 shtetas të Republikës së Turqisë ranë dëshmorë, më shumë se 2000 të tjerë u plagosën.

Populli turk, si një trup i vetëm dhe me guxim të madh iu kundërvu puçistëve. U doli përballë tankeve. U bë mburojë për të penguar pushtimin e institucioneve shtetërore. Populli turk shprehu qartë se nuk do të lejojë ndërhyrjet jodemokratike. Vërtetoi se të ardhmen e Turqisë nuk do ta vendosin grupet e armatosura, por vullneti i popullit.

Përkujtojmë me respekt dëshmorët tanë të shtrenjtë që humbën jetën duke u dalë për zot me heroizëm demokracisë dhe të ardhmes të vendit të tyre, shprehim ndjenjat e mirënjohjes për të gjithë të lënduarit gjatë atyre ngjarjeve.
k
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb