INDI- Pas një dite plot me argëtime, futboll me taka dhe një dozë shkëlqimi bollywoodian, ishte koha për të reflektuar. Gjatë turit tradicional mbretëror në New Dehli, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kryen disa detyrime formale: ata bënë homazhe duke vendosur një kurorë me lule në varrin e një ushtari të panjohur.

Teksa qëndronin seriozë, Kate përjetoi një moment paksa të sikletshëm kur era frynte pranë fustanit të saj prej 1,700 paundësh. Duke rikrijuar një figurë të ngjashme me pozën ikonike të Marilyn Monroe, dukesha ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ndërkohë që përpiqej të kontrollonte veshjen e saj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: