TIRANE– Kreu i Partisë Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka komentuar lëvizjet e kryeministrit Edi Rama gjatë ditëve të fundit. Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Dule thotë se këto janë lëvizje dëshpëruese.

Sipas tij, kreu i Qeverisë refuzon të shohë realitetin ashtu siç është, me shpresën se situata do të ndryshojë.

“Rama në lëvizje. Dëshpëruese veçse! Refuzimi për të parë realitetin në sy me shpresën se kështu e ndryshon, iluzion politik fatal!”, shkruan Dule.

DULE

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: