DURRES- Kthehet nga operacioni “Sea Guardin” në detin Egje kontingjenti i tretë i forcës detare.

Në ceremoninë e pritjes së 21 efektivëve, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, teksa i falënderoi për profesionalizmin e treguar, u shpreh se ky kontigjent ka qenë më i suksesshmi.

Roli i anijes shqiptare në këtë operacion është raportimi i trafikut të migrantëve në zonën operacionale dhe ndërhyrja në rastet kur konstatohet se jetët njerëzore janë në rrezik.

Në ceremoninë e mbajtur në Durrës të pranishëm ishin edhe familjarë të efektivëve pjesëmarrës në operacionin “Sea Guardian”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: