DURRËS- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Durrës ku është bërë protagonist një shqiptar i Kosovës. Policia e këtij qytet ka shpallur në kërkim 44-vjeçarin nga Podujeva me iniciale G.V., pas denoncimit të pronarit të një hoteli në zonën e Plazhit, i cili ka deklaruar se i ka vjedhur një kasafortë me para.

Mësohet se kasaforta ndodhej pranë recepsionit të hotelit dhe se në të gjendeshin një sasi lekësh, një sasi eurosh si dhe dy pasaporta të shtetasve çekë.

Nuk dihet se përse 44-vjeçari nga Kosova ka ndërmarrë këtë veprim, por dyshohet se ai ka ngelur i pakënaqur nga shërbimi. Policia ka marrë në pyetje punonjësit për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gjithsesi blutë janë vënë në kërkim të tij duke e akuzuar për vjedhje. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb