DURRËS- Goditet grupi që kryenin vjedhje banesash, ndërsa në pranga kanë përfunduar 4 persona. Burime nga policia e Durrësit bënë me dije se këta persona akuzohen për 8 vjedhje të kryera në bashkëpunim. Po ashtu, bëhet e ditur se janë sekuestrohen dhe një pjesë e sendeve të vjedhura, kryesisht në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar. Të njëjtat burime theksuan në janë ndaluar Dorian Deda, 18 vjeç, Artur Prenga, 21 vjeç, Alban Kaçorri 19 vjeç, si dhe Lek Kaçorri, 49 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Në sajë të veprimeve hetimore të specializuara janë zbardhur dhe dokumentuar 8 vjedhje, kryesisht banesash, të kryera nga shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, konkretisht:
1.Më datë 03.06.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetasit M.Gj. 56 vjeç, ku kanë marrë 1 laptop, bizhuteri dhe sende të tjera;

2.Më datë 10.07.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetases V.H. 55 vjeçe, ku kanë marrë sende elektroshtëpiake;

3.Më datë 22.09.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetasit F.G.62 vjeç, ku kanë marrë një televizor dhe 2 telefona celularë;

4.Më datë 22.09.2016, në lagjen Nr. 17/1 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases A.Z. 53 vjeçe, ku kanë marrë 50 000 lekë;

5.Më datë 06.10.2016, në lagjen Nr. 15, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases A.L.58 vjeç, ku kanë marrë sene të ndryshme elektroshtëpiake.

6.Më datë 21.11.2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit Xh.J. 56 vjeç, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe aksesorë këpucarie.

7.Më datë 25.11.2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur banesën e shtetasit A.Ll.78 vjeç, ku kanë vjedhur kabull elektrik.

8.Më datë 25.11.2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.B. ku kanë marrë një monitor kompjuteri, 1 televizor dhe 1 laptop.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar televizora, laptop, telefona celularë, gur fresibël dhe sende të tjera.

Mësohet se Deda, Prenga dhe Kaçorri kryenin vjedhjet, ndërsa Lek Kaçorri administronte dhe shiste materialet e vjedhura në banesa të ndryshme. Këta persona me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja”dhe”Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”në bashkëpunim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: