Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Greqi, si pjesë e një bande të rrezikshme që merrej me joshjen dhe përdhunimin e fëmijëve të vegjël.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, ndërsa edhe policia ka shpërndarë një deklaratë për këtë rast, siç raporton për BalkanWeb gazetarja Shpresa Dine.

Dy shqiptarët, njëri 36 dhe tjetri 31 vjeç u kapën pasditen e djeshme në Janinë. Identitetet e tyre janë mbajtur të fshehura nga policia greke për arsye hetimi.

Ata janë pjesë e një dosje me shumë materiale që i kompromenton për veprat e rënda penale, të përdhunimit dhe joshjes së fëmijëve. Policia dyshon se janë marrë edhe me trafik droge.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb