Atentatori i Notre Dame që sulmoi sot policët dhe më pas u plagos nga ata, ka deklaruar se është “ushtar i Kalifatit”, i ISIS. Kështu raporton BFM TV duke cituar burime nga grupi hetimore.

Agresori, një burrë me origjinë algjeriane me çekiçë e dy thika në duar ka bërtitur para sulmit “E bëj për Sirinë” dhe më pas ka qëlluar një agjent të policisë.

Paris 1

Policia ka kontrolluar gjithë zonën në qendër të Parisit në kërkim të bashkëpunëtorëve të mundshëm të atentatorit, i cili u plagos në këmbë nga policia për ta neutralizuar. 900 persona mbetën të bllokuar për një orë në katedralen e Notre Dame pas sulmit, për shkak të frikës për një sulm të dytë.

Paris 2

Ministri i Brendshëm i Francës Gèrard Collomb ka komentuar i shqetësuar situatën. “Bëhet fjalë për një qen të zgjidhur dhe ka vepruar i vetëm. Duhet të kuptojmë se ky është një terrorizëm i ri dhe mund të godasë këdo”, deklaroi ai.

Paris 3

Autoritetet ndërkohë thonë se agjenti i policisë i plagosur është goditur në kokë por nuk është në gjendje të rëndë. Kolegu i tij i është përgjigjur menjëherë sulmit duke qëlluar agresorin, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik.

Paris 4

Paris 5

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: