Policia britanike ka arritur të shkatërrojë një bandë të madhe trafikantësh droge, ku bënin pjesë edhe shqiptarë. Plot 99 vite burg janë dhënë për anëtarët e saj, të cilët në një kohë të shkurtër kanë qarkulluar rreth 1 mln paund kokainë në zonën e njohur si Ëest Midlands.

Media angleze “Express & Star” shkruan se trafikantët vepronin edhe në Kingsëinford. Shqiptarët dilnin të fituar nga ky ‘biznes’, pasi një kg kokainë që e merrnin me 35 mijë paund, e shisnin mbi 100 mijë paund.

Sasia e madhe e drogës, e cila ishte në masën 90% e pastër, transportohej e lëvizte rrugëve të Londrës me makina. Shqiptarët e dënuar janë Ylber Cami, udhëheqësi i bandës shqiptare u dënua me 10 vjet, Eraldo Cami, u dënua me 4 vite e 6 muaj burg, Emil Cami, u dënua me 7 vite burg, Emir Kaziu, me 4 vite e 6 muaj, Elsid Kopani, u dënua me 9 vite burg.

Policia britanike gjatë hetimeve zbuloi 17 pika shitje të drogës, e megjithatë nën hetim janë edhe shumë të tjerë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: