SHBA– Një 97-vjeçar nga Filadelfia më në fund ka marrë diplomën e shkollës së mesme.

Charles Leuzzi e braktisi shkollimin dhe luftoi në Luftën e dytë Botërore. Për heroizmin e tij, atij i janë ndarë disa medalje, duke përfshirë 4 prej bronzi.

Shkolla e Filadelfias i ka dhënë atij diplomën e nderit. Leuzzi ka thënë se i është dashur të presë shumë kohë, mirëpo më në fund ia doli.

Kur është pyetur nëse do të vazhdojë kolegjin, ai ka thënë se mund të ndodhë edhe ajo.

“Nuk kam asgjë tjetër se çfarë të bëj”, ka shtuar Leuzzi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: