Filmi i Disney “E bukura dhe bisha” nuk ka zhgënjyer pritshmëritë, duke tejkaluar të ardhurat miliardere dhe duke përfunduar në listën e filmave që kanë mbledhur më shumë të ardhura në historinë e Hollywood.

I dalë në 16 mars, filmi me protagonistë Emma Watson dhe Dan Stevens javë pas jave ka shënuar rekord në të gjithë botën ku 436 milionë dollarë janë fituar në SHBA dhe 557 të tjerë në kinematë botërore.

Disney ka të gjitha arsyet për të festuar “E bukura dhe bisha” është filmi i dytë live action që arrin një miliard dollarë pas “Alice in Wonderland” të 2010.

Ndërkohë në listën e filamve miliarderë, 14 tituj nga 29 janë vepra të Disney. Filmat më të afërt janë “Rogue One: A Star Wars Story”, “Capitain America: Civil War”, “Alla ricerca di Doris” e “Zootropolis”.

Filmi me regji të Bill Condon u mbështet në një promocion të madh dhe një kast yjesh. Përveç Dan Stevens dhe Emma Watson në rolet e Bishës dhe të Bukurës, gjejmë edhe Luke Evans në atë të Gaston, Emma Thompson në atë të Mrs. Bric, Kevin Kline ka rolin e babait të Të bukurës, Josh Gad atë të Lefou, Ian McKellen është ora Tockins, ndërsa Ewan McGregor ka rolin e Lumière.

FILMAT MILIARDERË:

1) “Avatar” 2.78 miliardë
2) “Titanic” 2.18 miliardë
3) “Star Wars – Il risveglio della Forza” 2, 06 miliardë
4) ”Jurassic World” 1.67 miliardë
5) “The Avengers” 1.52 miliardë
6) “Fast & Furious 7″ 1.52 miliardë
7) ”Avengers: Age of Ultron” 1.40 miliardë
8) “Harry Potter e i Doni della Morte – Parte 2” 1.34 miliardë
9) “Frozen” 1.28 miliardë
10) “Iron Man 3” 1.21 miliardë
11) “Minions” 1.16 miliardë
12) “Captain America: Civil War” 1.15 miliardë
13) “Transformers 3” 1.12 miliardë
14) “Il signore degli anelli – Il ritorno del re” 1.12 miliardë
15) “Skyfall” 1.10 miliardë
16) “Transformers 4 – L’era dell’estinzione” 1.10 miliardë
17) “Il cavaliere oscuro – Il ritorno” 1.08 miliardë
18) “Toy Story 3” 1.07 miliardë
19) “Pirati dei Caraibi – La maledizione del forziere fantasma” 1.07 miliardë
20) “Rogue One: A Star wars Story” 1.05 miliardë
21) “Pirati dei Caraibi – Oltre i confini del mare” 1.04 miliardë
22) “Jurassic Park” 1.03 miliardë
23) “Alla ricerca di Dory” 1.03 miliardë
24) “Star Wars: Episodio I – La minaccia fantasma” 1.03 miliardë
25) “Alice in Wonderland” 1.02 miliardë
26) “Zootropolis” 1.02 miliardë
27) “Lo Hobbit – Un viaggio inaspettato” 1.02 miliardë
28) “The Dark Knight” 1 miliard
29) “La Bella e la Bestia” 1 miliard

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: