TIRANË- Emisioni “Me zemër të hapur” në News24 sjell sot historinë tronditëse të një 14-vjeçareje që ngeli shtatzënë vetëm 12 vjeçe dhe sot rrit një vajzë me probleme të mëdha shëndetësore të ardhur në jetë si fryt i një lidhjeje me një djalë që e njohu në rrjetet sociale.

Stafi i emisionit për shkak të moshës së vogël nuk e publikon emrin e vajzës së mitur që sot rrëfen në studio problemet e saj që nga njohja me babain e vajzës, ikja nga shtëpia për të jetuar dashurinë më të, shtatzëninë, lindjen e vajzës, dhunën e ‘burrit’ 16-vjeçar dhe varfërinë ekstreme.

“BalkanWeb” sjell sot për lexuesit historinë e vajzës që lindi në shkurt të vitit 2003. Dy vjet më parë, kur ajo vetëm 12 vjeç ajo mori vesh lajmin: brenda saj po rritej një krijesë….dhe as nuk e kuptonte se vetëm pas 9 muajve do të bëhej nënë. Ajo vazhdonte të luante vet me kukulla dhe po sillte në jetë një fëmijë.

Studionte në klasën e 7 dhe ishte një nxënëse ekselence kur u njoh me 16-vjeçar me anë të rrjeteve sociale dhe pas disa ditësh takohet me personin në fjalë.
Nëna zbulon këtë lidhje sekrete siç dhe vajza e quan dhe nga frika 12-vjeçarja ikën nga shtëpia dhe strehohet në banesën e djalit.

Policia arriti të gjejë vendndodhjen, fillimisht nuk u mor asnjë masë pasi ishin të vegjël por vajza pasi u rikthye në shtëpi nuk qëndroi gjatë dhe ia mbathi sërish duke i kërkuar djalit të jetonin të dy sepse e dashuronte. 12 vjeç e pak muaj martohet dhe kjo vogëlushe ngelet shtatzënë. Sot që është 14 vjeçe e ka vajzën e saj 9 muajshe.

Babi i vajzës jo vetëm që nuk u kujdes për të dyja por e dhunoi duke e detyruar në njëfarë mënyre që ajo të ikte tek prindërit e saj. Dhe aktualisht ajo jeton tek prindërit me vajzën e vogël, e cila erdhi në jetë në datën 17 qershor te 2016 me probleme të rënda shëndetësore në zemër dhe me sindromën Down.

Ajo jeton në kushte ekstreme të varfërisë. Por hallet nuk kanë fund për 14-vjeçaren. Vajzës së saj 9 muajshe nuk i ka ngelur shumë jetë, pasi i duhet një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër. Historia e 14-vjeçares është e dhimbshme, ajo ka nevojë për ndihmë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: