Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, kanë tashmë një lidhje të konsoliduar dhe shumë serioze. Por ndryshe nga shumë çifte VIP që këtë të dielë të nxehtë verë kanë zgjedhur ta kalojnë në plazh, ata kanë vendosur ta kalojnë në prani të familjes dhe këtë Armina na e ka treguar nëpërmjet postimeve në “Instastory”, raporton “BalkanWeb”.

a2_1500822209-7838723-197x350

Referuar fotos së publikuar në rrjetet sociale, Shkëlzen Berisha shihet në krah të babait të Arminës, Arben Mevlanit, figurës së njohur të ekranit. Ata shfaqen duke konsumuar birrë ndërsa bie në sy fakti që Shkëlzen Berisha shfaqet duke dëgjuar me shumë vëmendje atë çfarë po i tregon babai i Arminës. “Zen and Dad” (Zeni dhe Babi) shkruan mbi foto Armina duke e shoqëruar komentin e saj me dy zemra, si për të treguar dhe dy dashuritë më të mëdha të jetës së saj, raporton “BalkanWeb”.

a1_1500822217-9350618
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb