Deputeti i PS­-së, Vladimir Kosta i lënë jashtë listavetë PS për zgjedhjet e qershorit ka zgjedhur të komentojë në statusin e deputetit të LIBRA-s, Ben Blushi, pasi ky i fundit iu drejtua me një mesazh kolegëve të tij që nuk do të kandidojnë më për PS.

Ndërsa Blushi vlerësonte deputetët që nuk u përfshinë në listat e reja të PS për zgjedhjet, Vladimir Kosta thotë se nga listat e kandidatëve e hoqi Kryeministri Edi Rama.

Deputeti socialist ka paralajmëruar se nesër do të publikojë në Facebook të tjera fakte se si Edi Rama poshtëroi të tjerë socialistë.

“Rama më hoqi pa asnjë keqardhje dhe më e keqja është se sajoi një intrigë të radhës. Për të gjithë miqtë e mi dhe për socialistët në mbarë Shqipërinë unë nesër do postoj një status se si ky “shok” grupi poshtëroi 27 deputetë socialistë. Partia e Ramës është partia e drejtorëve. Dhe këta deputetë që hoqi nuk i janë futur kurrë në mes të kësaj partie!”, shkruan Kosta.

kosta fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: