TIRANE- Ish-deputeti socialist, Hamit Kosta është lënë në burg, pasi akuzohet për ‘kanosje’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.

Kosta është kallëzuar në polici ka ish-bashkëshortja e tij, Elda Tabaku.

Ai u arrestua dy ditë pasi në Lagjen “5 Maji” me automjetin e tij tip “Hamer”  me targa PE2505A dyshohet të ketë kanosur me fjalë dhe me armë zjarri ish-bashkëjetuesen, 38-vjeçaren, banuese në Elbasan.

Gjatë kontrollit të mjetit të 62-vjeçarit, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me gjashtë fishekë model 9mm të vendosur në krëhërin e saj.

GJatë marrjes në pyetje, ish-ligjvënësi i Elbasanit nuk e ka pranuar pretendimin e ish-gruas. Pas një bashkëjetese rreth 10-vjeçare, ata i kanë dhënë fund marrëdhënies, por siç mësohet kanë një vajzë së bashku.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb