Smartphone-t kryesisht nuk kanë hapësirë të mjaftueshme, dhe memoria e pothuajse çdo telefoni shumë shpejt mbushet. Përmes këtyre këshillave të dobishme do të keni mundësi që në mënyrë shumë të thjeshtë të lironi hapësirën në telefon:

Përdorni kartën MicroSD
Të gjitha fotografitë dhe videot mund të ruhen direkt në kartelë, ndërsa të gjitha të dhënat tjera, po ashtu, mund të ruhen në MicroSD, në mënyrë që memoria e telefonit të lirohet për disa të dhëna të tjera, të cilat janë më të rëndësishme për ju.

Fshini aplikacionet dhe lojërat që nuk i përdorni
Njëra nga mënyrat më të lehta për lirimin e hapësirës është që të hiqni aplikacionet dhe lojërat, të cilat nuk i përdorni.

Image result for smartphone memory

Transferoni fotot ose videot diku tjetër
Nëse keni përdorur telefonin për një kohë të gjatë, atëherë janë të mëdha shanset që të keni edhe një numër të madh fotografish ose videosh, të cilat ju marrin një pjesë të mirë të hapësirës, prandaj zgjidhja më e mirë do të ishte që t’i transferoni diku tjetër, për shembull në kompjuter.

“Cloud”
Nëse fotografitë dhe muzika janë konsumuesit më të mëdhenj të memories së telefonit, atëherë thjesht mund t’i dërgoni në Cloud. Google Photos është aplikacion falas.

Pastronikashen e memories
Nëse telefoni juaj dikur punonte si i çmendur, ndërsa tash është i ngadalësuar, leximi i uebfaqeve është më i ngadalshëm, kalimi ndërmjet aplikacioneve ose puna në sipërfaqe merr kohë, atëherë është koha për pastrimin e cached memories, ose në rastin më të keq, edhe dërgimin e pajisjes për riparim.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb