Alexandre Lacazette, prej shumë kohësh është në radarin e ekipeve më të madha në Europë. Arsenal ishte i pari ekipi që bëri një ofertë për talentin francez, por 40 mln euro u refuzuan nga Lyon që nuk kërkonte të privohej nga lojtari që në verën e vitit të kaluar.

Shumë analistë sportiv menduan se ky ishte një vendimi nxituar, pasi klubit nuk do t’i vinte më një ofertë e tillë. 25-së vjeçari në të vertetë jo vetëm që nuk vlen aq, por këtë sezon me formën e treguar e ka shtuar ndjeshëm vlerën e kartonit.

Në “Ligue 1”, Lacazette ka qenë më se vendimtar, duke realizuar 22 gola në 27 javë kampionat.

Por qershia mbi tortë erdhi mbrëm kur Lyon zhvilloi takimin e parë kundër Romës për fazën e 1/8 të “Uefa Europa League”. Ndërkohë që francezët po udhëhiqnin 3-2, një rezultat i komplikuar për ndeshjen e ardhshme, Lacazette me anë të një goli në minutën e 92 i dërgoi shifrat në 4-2, jo një gol dosido, por një supergol që me pak fjalë “përshëndeti” trekëndëshin e Romës.

Alexandre Lacazette Rocket Goal vs Roma (4-2) by allsports0
Pavarësisht se deri ku mund të arrijë Lyon këtë sezon, e sigurtë është që në merkoton e verës së vitit 2017, klubi francez do t’a “mbushë arkën” nga shitja e Lacazette, me ekipe si Manchester United, City, Psg e Real që pritet të bëjnë çmendurira.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb